Ka mbi 10 ditë që në tavolinën e Kryeministrit, Albin Kurti është dorëzuar dorëheqja e Ministrit të Mbrojtës, Armend Mehaj, merr vesh Syri Kosova.
Por, tek sot i është pranuar dorëheqja, dhe se brenda këtyre ditëve pritet zëvendësimit i Mehajt, kështu të paktën thotë burimi i Syri.net Kosovës brenda FSK-së.
Pse erdhi dorëheqja e Armend Mehajt?
Burimi i Syri Kosovës bën më dijes se ka pasur debat të ashpër përbrenda ministrisë dhe FSK-së në shumë aspekte, ku ministri nuk ka rënë dakord me një pjesë të zinxhirit komandues të FSK-së.
Po ky burim, thotë se shumë shpejt mund të kemi edhe largimin e zëvendësministrit, Shemsi Syla, pas përfshirjes së tij në një aksident komunikacioni dhe denoncimit të shoferit të tij.
Syri Kosova, po tenton të marr një qëndrim nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Mbrojtës për të konfirmuar këtë informacion, por deri në publikimin e lajmin nuk kanë kthyer përgjigje.
Mehaj e udhëheqi për dy vite Ministrinë e Mbrojtjes. Shefi i Ministrisë së Mbrojtjes, ka lindur në vitin 1981 në Kosovë, ndërsa ka jetuar për vite në Oslo të Norvegjisë.
Në vitin 1999 i ishte bashkuar forcave të armatosura norvegjeze, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore.