21.6 C
Mitrovice
E martë, 1 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Si vdiqën në të njëjtën ditë burri dhe gruaja kosovarë

Një ngjarje e rëndë dhe mjaft e dhimbshme ka ndodhur në fshatin Dubovik të Deçanit, ku një çift bashkëshortor, burrë dhe grua kanë vdekur në të njëjtën ditë.

Ky rast ka lënë të pikëlluar familjen e tyre, që përjetuan humbjen e Gjyle dhe Smajl Berishës.

E ndjera u nda nga jeta derisa ishte në Bjeshkët e Deçanit, e disa orë më pas edhe burri i saj.

“Ata kanë qenë në Bjeshkë. Vdekjet kanë qenë natyrale. Gruaja ka pësuar infarkt. Burri është munduar t’i dal në ndihmë gruas, duke shkuar tek disa fqinj ka pësuar sulm. Burri ka qenë edhe i sëmurë. Para një kohe ka pasur sulm në tru”, tha një banor i fshatit për Klanin.

Familja ka njoftuar se sot do t’iu jepet lamtumira e fundit, nga ora 17:00.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT