30.7 C
Mitrovice
E hënë, 30 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Kush është gjykatësi që vendosi në favor të ankesës së Klan Kosovës?

Arnis Dumani, gjykatës në Dhomat e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale, vendosi sot në favor të ankesës së Klan Kosovës për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT), për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Dumani është caktuar të martën në rastin e Klan Kosovës, bazuar në një short ku ndodheshin edhe emrat e dhjetë gjyqtarëve të tjerë të Gjykatës Komerciale.

Ish-avokati, i emëruar vitin e kaluar gjykatës në Gjykatën Komerciale, ka vendosur pro ankesës së Klan Kosovës dhe kundër vendimeve të nxjerra nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të MINT-it.

Por kush është Arnis Dumani?

Në biografinë e tij të publikuar në uebfaqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës bëhet e ditur se ai është gjyqtar në Dhomat e Shkallës së Parë – Departamenti për Çështje Administrative të Gjykatës Ekonomike.

Dumani ka diplomuar në Fakultetin Juridik – Universiteti i Prishtinës në vitin 2014. Praktikën profesionale e ka përfunduar përmes Odës së Avokatëve të Kosovës dhe gjithashtu ka qenë i angazhuar si hulumtues ligjor në OJQ Shoqata e Juristëve Norma. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2016, ndërsa nga data 10.06.2016 deri në dekretim si gjyqtar e ka ushtruar profesionin e avokatit.

Dumani është dekretuar si gjyqtar më 18 janar të vitit 2021 nga e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që asokohe ishte ushtruese e detyrës së të parës së shtetit.

Ai ishte emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Skenderaj.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT