21.8 C
Mitrovice
E diel, 29 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Gruaja e zhdukur që kërkohej në lumin Iber qe disa ditë, gjendet e vdekur në një humnerë

Gruaja e cila u zhduk ditë më parë në Zubin Potok, është gjetur e vdekur pas një kërkimi disa ditor të Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Siç njofton ShKKSh, gruaja në fjalë u gjet në një humnerë në brezin kufitar me Serbinë.

“Pas një kërkimi disa ditorë për gjetjen e gruas nga Zubin Potoku, së bashku me Policinë e Kosovës u bë e mundur gjetja dhe tërheqja e trupit nga një vend i vështir në brezin kufitar me Serbinë.

Ekipet e tona mbas 4 orë punë të mundimshme arriten ta nxjerrim nga humnera”, thuhet në njoftimin e tyre.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT