27.9 C
Mitrovice
E shtunë, 28 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Lulëzon paraja false në Mitrovicë, deponohen në dy bankomate nga 50 euro

Qarkullimi i parave false ka filluar të bëhet mjaft problematik në Kosovë, shkruan Mitrovica SOT

Zakonisht problem paraqesin monedhat 2 euroshe por problemi i parave false nuk është i kufizuar vetëm në këto monedha.

Kjo pasi në qarkullim është edhe paraja false në formë kartmonedhe ku disa herë ka ndodhur që madje të arrijnë të deponohen në bankomate.

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të fundit të deponimeve në bankomat të kartmonedhave 50 euro false. Policia ka njoftuar se njëri rast ka ndodhur në Mitrovicë ndërsa tjetri në Vushtrri.

Njoftimet:

Sheshi-Hasan Prishtina, Vushtrri 04.07.2023-07:39. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës ka raportuar se nga klient është deponuar një monedhë prej 50 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë 17.07.2023-14:00. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës ka raportuar se nga klient është deponuar një monedhë prej 50 euro e falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar. /MitrovicaSOT

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT