26 C
Mitrovice
E enjte, 26 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Tenderi në MPB: Ndalohen katër zyrtarë, dyshohet se morën ryshfet nga një kopmani

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka ndaluar katër persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për ryshfet gjatë realizimit të disa proceduarve tenderuese.

Përmes operacion policorit, është zbatuar urdhër kontrolli i gjykatës në tri lokacione dhe personat e dyshuar janë ftuar për intervistim.

Policia njoftoi se për të dyshuarit me iniciale (A.S., B.B. dhe N.SH.) ekziston dyshimi i bazuar se në cilësi të personave zyrtar “duke vepruar në bashkëpunim gjatë realizimit të disa procedurave tenderuese dhe realizimit të projekteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë marrë ryshfet nga operatori ekonomik i kontraktuar për kryerjen e projekteve”.

“Të dyshuarit (N.S.) dhe (G.H.) në cilësi të përfaqësueseve të operatorit ekonomik dyshohen për veprën penale të Dhënies se Ryshfetit me qellim të krijimit të përparësive të paligjshme gjatë realizimit të projektit për ndërtimin e “një objekti të një agjencie” dhe projekteve tjera të zhvilluara nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), të njëjtit dyshohen edhe për veprën penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” përcaktuar sipas kodit penal të RKS-së”, tha Policia.

Po ashtu, gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit janë sekuestruar dëshmi dhe pajisje në cilësi të provës materiale.

“Pas intervistimit të dyshuarit A.S., B.B., N.S., G.H. me vendim të Prokurorit të Shtetit nga PTH- Prishtinë ndalohen për 48 orë, ndërsa e dyshuara N.SH. lirohet në procedurë të rregullt”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT