18.3 C
Mitrovice
E enjte, 26 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Mitrovicë e Veriut, Policia e ndali për keqpërdorim të targave e më pas i gjeti armë

Një veturë është ndalur në rrugën e njohur si “Tre rrokaqiejtë” për keqpërdorim të targave.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë në Veri, Veton Elshani.

“Një veturë është hasur ndërsa më pas gjatë kontrollit në ulësen e shoferit është gjetur një armë me një karikator pa municion. Me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt”, tha Elshani.

Ai njoftoi se ndaj tij është iniciuar rast për “armëmbajtje pa leje” dhe i është shqiptuar një tiketë kundërvajtje për “keqpërdorim të targave”.

Të dyshuarit i janë konfiskuar arma dhe dy targat e Novi Pazarit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT