Sot gjatë mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpallur terroriste organizatat serbe “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada), shkruan Gazeta Metro.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhje të Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e së enjtes i ka shpallur terroriste organizatat serbe “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” të cilat operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.
Ndërsa, ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pajtohet me vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’i shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”.
Ai tutje ka thënë se me këtë veprim “nuk tregohemi të afërt me qytetarët”.
“Me këtë veprim nuk japin alternativë dhe s’tregojnë diplomaci. Këto veprime nuk janë të afërta, kuptojeni se në veri ka vakum mbi 20-vjeçar”, është shprehur Rashiq.
Në kë mbledhje, qeveria e Kosovës ka miratuar platformën vjetore të Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë për vitin 2023.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pas miratimit nga Qeveria, platforma do ti dërgohet komisionit parlamentar dhe AKI’së për veprim.
“Pas miratimit në Qeveri platforma vjetore e Inteligjencës dhe Sigurisë i dorëzohet organit mbikëqyrës parlamentar për informim dhe drejtorit të AKI’së për veprim”, tha Kurti./gazetametro.net