22 C
Mitrovice
E premte, 11 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Sot iu jepet lamtumira e fundit nënës dhe djalit të saj që humbën jetën tragjikisht në Pejë

Vërshimet si pasojë e shiut të madh ishin tragjike për familjen Ademaj nga qyteti i Pejës. Gjithë vendi u trondit për vdekjen e një nëne dhe fëmijës të saj 5-vjeçar. Mirsada, 26-vjeçare dhe djali i saj, Dioni, humbën jetën tragjikisht dhe nuk arritën të mbijetojnë, raporton Gazeta Sinjali.

Nga familja Ademaj kanë njoftuar se sot do t’iu jepet lamtumira e fundit dy familjarëve të tyre, në varrezat e qytetit, në orën 15:00.

Fëmija u dërgua në spital pa shenja jete, ku prej atje Policia u njoftua për vdekjen e tij, teksa vazhdonin kërkimet për nënën e tij që u zhduk. Fatkeqësisht, pas disa orësh, njësitet e angazhuara për kërkimin e saj njoftuan se viktima u gjet pa shenja jete, rreth orës 01:20.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT