30.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Mes lotësh, axha i 5-vjeçarit në Pejë tregon se si arritën të nxjerrin trupat e pajetë

Albert Ademaj, xhaxhai i 5-vjeçarit i cili humbi jetën tragjikisht mbrëmë me nënën e vet në Pejë, si pasojë e vërshimeve, ka rrëfyer se si ka ndodhur kjo ngjarje tragjike.

Ai tregoi se trupin e nipit e ka gjetur gjyshi, ndërkaq të kunatës e ka gjetur ky bashkë me disa shokë tri shtëpi më larg.

“Trupin e nipit e ka gjetur babai dhe ka qenë në pyetje 20 sekonda kur ka shpërthyer nga këtu dhe ka mbushur komplet katin me ujë dhe pastaj ka shpërthyer këtej ku I kanë gjetur trupat e pajetë. Fëmijën e kemi gjetur një shtëpi më larg, ndërkaq gruan e vëllait e kemi gjetur tri shtëpi më poshtë duke e kërkuar me shokë”, ka thënë Ademaj, njofton Klankosova.tv

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT