34 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Kosovës po i ikin qytetarët, vetëm këtë vit mbi 1600 persona hoqën dorë nga shtetësia

Më shumë se 1600 qytetarë të Kosovës kanë migruar drejtë vendeve të Bashkimit Evropian gjatë këtyre gjashtë muajve të parë të këtij viti, thuhet në të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kjo shifër po konsiderohet mjaftë shqetësuese nga demografët.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti mbi 1 mijë e 600 qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës dhe sipas tyre ky numër është në rritje.

“Gjatë periudhës Janar-Qershor 2023 nga Shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar gjithsej 1,672 persona. Ndërsa në vitin 2022 nga Shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar gjithsej 4,792 persona”, thuhet në të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Demografi Sami Behrami i konsideron shqetësuese shifrat e Ministrisë së Brendshme, por sipas tij, brenga më e madhe është se nga vendi po ikin të rinjtë, që janë më produktivë dhe më të shkolluar.

Sipas statistikave, në vitet 2014, 2015 dhe 2021, kanë ikur numër më i madh i qytetarëve nga Kosova, ndërsa shifra më e lartë është regjistruar në vitin 2015, kur nga Kosova kanë shkuar jashtë vendit mbi 74 mijë qytetarë, raporton RTV21.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT