Pak më parë u raportua lidhur me një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në në udhëkryqin Llabjan – Artanë e ku është përfshirë vetura zyrtare e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e cila po drejtohej nga ministri, Faton Peci.
Peci përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ai dhe shoqëruesi i tij kanë pësuar lëndime të lehta, pa pasoja serioze.
“Gjatë vizitave në teren sot vetura në të cilën ishim, u godit nga një veturë tjetër ku për shkak të kësaj, pësuam lëndime të lehta por pa pasoja serioze. Ju falenderoj të gjithëve që keni shprehur shqetësim e kujdes ndaj meje dhe shoqëruesit tim”, shkroi ai.




