Reperi i mirënjohur shqiptar, Viktor Palokaj, i njohur me emrin artistik si Rebel a.k.a Unikkatil, ka paralajmëruar se të shtunën e ardhshme do të publikojë projektin e ri muzikor, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare, Unikkatil ka njoftuar ka vendosur që ta shtyjë publikimin e projektit, për shkak të gjendjes në Mitrovicë dhe një rast vdekjeje.
“Kônga tjetër të shtundën! Arsya që vendosa me e shty ôsht se ai projekt në plan nuk mu duk adekuat për shkak të gjendjes n’Mitrovicë (si dhe prej nji rasti vdékje) e ne vênd të saj vendosa me publikú diçka mà t’thellë. Kjo nënkupton që edhe tjera vijnë mbas kësaj”, shkroi reperi.
Kujtojmë se dy javë më parë, Unikkatil publikoi këngën e fundit të titulluar ‘Ala’ dhe e njëjta ka grumbulluar një milion klikime në platformën YouTube.
/GazetaSinjali/