Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas arrestimit të Nemanja Vllaskoviç për sulmet ndaj gazetarëve më datë 29 maj 2023.
Sveçla ka thënë se Vllaskoviç është një nga udhëheqësit e grupit që kanë sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq.
“Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskoviç do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë.” – ka shkruar ai.
Sveçla ka thënë se të gjithë sulmuesit dhe kriminelet do të sillen para drejtësisë.
Në fund ministri i MPB-së ka thënë se të vazhdojnë për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste.
“Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve. Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste.” – ka përfunduar Sveçla.
/GazetaSinjali/