17.5 C
Mitrovice
E martë, 24 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Arrestohet i dyshuari që sulmoi gazetarët në Leposaviq

Policia e Kosovës njofton se sot është arritur të identifikohet një person i dyshuar, i cili me datë 29 maj 2023 në Leposaviq kishte sulmuar gazetarët e disa mediumeve.

Pas sigurimit të dëshmive, ai është arrestuar sot në orët e pasdites në Leposaviq dhe më pas është shoqëruar në stacionin policor për intervistim dhe procedura të mëtejme policore.

Bëhet e ditur se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT