9.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 22 Prill, 2026
spot_img

Haradinaj për Kurtin: Po kërkon shpëtim te kriminelët në veri, shkarkimi i tij është urgjencë kombëtare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, për të cilin thotë se duhet shkarkuar sa më parë, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se Kurti është i pabesueshëm për aleatët euroatlantikë dhe sipas tij, ai po kërkon shpëtim te kriminelët në veri.

“I zbuluar dhe i kapun në mashtrim. I humbur në qeverisje dhe i pashpresë për ekonomi, arsim e shëndetësi; I zhytur në korrupsion dhe i kapun në hajni; I pabesueshëm për aleatët euroatlantikë; I kapun në pabesi dhe i dënuar prej tyre, Kurti po kërkon shpëtim te kriminelët në veri; S’e shpëtojnë as ata, s’e ka drejtësi për të gjithë dhe ka për të pasur për popullin e shumëvuajtur të Kosovës edhe nga e keqja Kurti”, shkroi ai.

Ish-kryeministri është shprehur se shkarkimi i Kurtit dhe Qeverisë që ai udhëheq, është urgjencë kombëtare.

I zbuluar dhe i kapun në mashtrim. I humbur në qeverisje dhe i pashpresë për ekonomi, arsim e shëndetësi;I zhytur në…

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT