Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, herë pas here merr gjithë vëmendjen e publikut me postimet që bën në rrjetet sociale.
Në postimin e saj të fundit të gjithë vëmendja e ka marrë komenti i nënës së saj, Vera Ora, që i lë në gjuhën shqipe.
Artistja ka ndarë disa fotografi nga performanca e saj në Sydney, ku duket e mrekullueshme më një fustan të kuq transparent.
Por, diçka i mungon dhe këtë ja ka vënë në dukje nëna e saj. “Një pite të duhet se ligsht”-ka shkruar ajo me shaka, koment i cili nuk ka marrë akoma një përgjigje nga Rita.
Jo vetëm nëna e saj, por të shumtë kanë qenë edhe fansat kohët e fundit që kanë vënë re një humbje të madhe peshe tek artistja.