Rastet e falsifikimit me para tashmë janë bërë të shpeshta në vendin tonë.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në Mitrovicë, ku një person ka lajmëruar Policinë e Kosovës se ka hasur një kartëmonedhë prej 50 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Raporti i plotë policor:
Mitrovicë Jugu 08.06.2023 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është hasur një kartëmonedhë në vlerë 50 € që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar. Rasti nën hetime.