30.2 C
Mitrovice
E hënë, 23 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Rast i rëndë për familjen Prekazi në Mitrovicë, gruaja e moshuar vdes tragjikisht pasi ra në bunar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në rrugën “Shaqir Prekazi” në Mitrovicë, ku një grua ka humbur jetën tragjikisht.

E ndjera ka rënë në bunarin e shtëpisë dhe përkundër që iu dha ndihma e parë pasi u nxor, ajo s’arriti të mbijetojë.

Burimet e sinjalit Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është Hyla Prekazi, 69-vjeçare, vdekjen e së cilës e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes.

Në rrethana ende të dyshimta, e ndjera ka rënë në disa metra thellësi në bunar, prej ku familjarët e saj arritën ta nxirrnin, por fatkeqësisht viktima nuk iu bëri ballë plagëve që pësoi.

Pas përfundimit të ekzaminimeve edhe nga ana e Policisë, trupi i pajetë i viktimës është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT