11.8 C
Mitrovice
E hënë, 23 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Grabitje si në filma në QTA në Tavnik, hajnat e maskuar marrin krejt çka gjejnë në arkë

Një grabitje që ngjason me skena filmike ka ndodhur pak minuta më parë në QTA Arjeta në lagjen Ilirida (ish-Tavnik) të Mitrovicës.

Dëshmitarët theksojnë për “Mitropol” se hajnat që u futën në market ishin të maskuar dhe pasi u futën brenda e mbyllën derën.

Në largim ata dyshohet se morën me vete krejt çka pati në arkën e marketit, por ende nuk dihet shuma e saktë e parave të grabitura.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Policia e Kosovës e cila e ka rrethuar hapësirën rreth marketit me shiritë. /Mitropol

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT