20 C
Mitrovice
E diel, 22 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

E rëndë: 54 vjeçarja piu detergjent, u dërgua me urgjencë në Spital

Tentimi për t’i dhënë fund jetës është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë.

Faktorë rreziku që shtyjnë drejt këtij veprimi shpeshherë mund të jenë gjendja e rënduar psikologjike dhe emocionale, depresioni, ankthi, bipolarizmi, abuzimi me alkool dhe substanca narkotike e gjendja e vështirë ekonomike.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ’28 Nëntori’ në Skenderaj, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Burimet e sinjalit brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, kanë bërë me dije se 54-vjeçarja është dërguar atje në gjendje të rëndë për shkak se kishte konsumuar preparate kimike që shërbejnë për pastrim.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja e saj shëndetësore dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë intervistuar viktimën dhe dëshmitarin i cili e dërgoi atë në spital.

Nuk dihen motivet që kanë shtyrë viktimën që të bëjë këtë veprim.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT