34.6 C
Mitrovice
E hënë, 14 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Borrell shpjegon 3 kërkesat e qarta të BE-së për situatën në veri

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është deklaruar pas takimit me Vjosa Osmanin duke paraqitur tre kërkesat që BE-ja i ka për Kosovën.

Borrell përmes një postimi në Twitter, ka thënë se tre kërkesat janë të qarta

“Zgjedhjet e reja lokale tani – sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës – Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Tutje, Borrell tha se “dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona.”/Reporteri.net./

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT