25.3 C
Mitrovice
E diel, 22 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Policia del me detaje mbi sulmin ndaj dy të rinjve shqiptarë në veri

Policia ka dalur me detaje në lidhje me sulmin ndaj dy shqiptarëve në hyrje të sheshit në pjesën veriore, shkruan Mitrovica SOT.

Policia tha se dy shqiptarët u sulmuan nga një grup kriminelësh të maskuar. Policia tha se njësitet policore kanë reaguar për të parandaluar sulmin dhe se sulmuesit kanë ikur në drejtime të panjohura.

Tutja, policia tha se viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Sulmi ndaj dy shqiptarëve në veri vjen në kohën e eskalimit të tensioneve në veri ku serbët refuzojnë të pranojnë praninë e kryetarëve shqiptarë të zgjedhur në objektet e komunave veriore dhe atë të Policisë së Kosovës në afërsi të ndërtesave komunale. /MitrovicaSOT.

Postimi:

Grupet kriminale në veri sulmojnë dy persona meshkuj kosovarë

Prishtinë, më 1 qershor 2023

Më datë 01.06.2023, në Mitrovicë Veri janë sulmuar dy qytetar meshkuj kosovarë, të cilët kanë qenë duke qëndruar në hyrje të sheshit në Mitrovicë Veri. Viktimat janë sulmuar nga një grup kriminelësh të cilët kanë qenë të maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer.

Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë për të parandaluar sulmin, përderisa personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme të qytetit të Mitrovicës Veri. Si pasojë e sulmeve dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Aktet e tilla kriminale, nuk i shërbejnë sigurisë dhe qetësisë publike, iu shërbejnë vetëm individëve apo grupeve të caktuara kriminale, andaj Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja policore, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve në nivel vendi.


Kriminalne grupe na severu zemlje napale su dvojicu muškaraca kosovskog državljanstva

Priština, 01 jun 2023

Dana 01.06.2023, u Mitrovici sever, napadnute su dve osobe muškarci kosovskog državljanstva, koji su stajali na ulazu trga u Mitrovici sever. Žrtve je napala grupa kriminalaca, koji su bili maskirani i organizovani za napad.

Policijske jedinice su odmah intervenisale kako bi sprečile napad, dok su osumnjičena lica pobegla u različitim pravcima grada Mitrovice sever. Kao posledica napada, dve žrtve su zadobile telesne povrede i upućene su na lekarsku pomoć.

Ovakva krivična dela ne služe javnoj bezbednosti i miru, služe samo pojedincima ili određenim kriminalnim grupama, pa će Policija Kosova nastaviti sa svojim policijskim angažovanjem, u cilju prevencije, istrage i pružanja bezbednosti svim građanima na nivou zemlje.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT