9.7 C
Mitrovice
E martë, 21 Prill, 2026
spot_img

Arrestohet një serb i Kosovës, kishte urdhër arrest ndërkombëtar

Një shtetas serb është arrestuar sot në Gjilan.

Kjo pasi kishte pasur urdhër arrest ndërkombëtar për vrasje, të lëshuar nga Mali i Zi.

“Policia e Kosovës, njësite patrulluese nga stacioni policor në Gjilan më datën 24.05.2023 gjatë patrullimit në qytetin e Gjilanit deri sa ishin duke kryer detyra operacionale kanë ndalur të dyshuarin S.J. (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar serb).

Gjatë verifikimit i njëjti dyshohet se është i kërkuar në bazë të një urdhër arrestit ndërkombëtar i lëshuar nga Mali i zi për veprat penale ‘‘Vrasje e rendë’’ dhe “Themelim i organizatës kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT