Një grua 28-vjeçare vdiq si pasojë e dhu së ushtruar në të në parkingun e një shitore në Aachen të Gjermanisë. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.
Disa orë më vonë në Polici u dorëzua 37-vjeçar, bashkëshorti i të ndjerës, që dyshohet se e mbyti atë, raporton “Bild”.
Raportohet se dorasi dhe viktima janë kosovarë nga qyteti i Mitrovicës.
Kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts bëri të ditur të hënën për “Bild”, se bëhej fjalë për një çift që ishin ndarë.
Ajo ka thënë se nuk dihen ende motivet.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 të së shtunës në mbrëmje, në sy të klientëve.
I dyshuari ndodhet në paraburgim që nga e diela.