24.2 C
Mitrovice
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

4 vjeçari nga Mitrovica përpiu një monedhë metalike, shpëtohet nga mjekët

Gjërat e vogla të forta por mjaftueshëm të mëdha sa mund të rrezikojnë jetën e personit nëse gëlltiten nuk është e sigurt të lihen në dorën e fëmijëve, shkruan Mitrovica SOT.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës tha se një fëmijë 4 vjeçar nga Mitrovica përpiu një monedhë metalike e cila kishte depërtuar në lukth duke ia rrezikuar shëndetin.

Pasi u ndërmorrën masat e nevojshme mjekët kanë larguar monedhën nga lukthi dhe tani fëmija gëzon shëndet të mirë.

Njoftimi thotë se pas ndërhyrjes 4 vjeçari ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve. /MitrovicaSOT

Postimi:

Një fëmijë i moshës 4 vjeçare nga Mitrovica kishte përpirë një monedhë metalike, i cila kishte depërtuar në lukth duke i’a rrezikuar seriozisht shëndetin.

Pas komplikimit të gjendjes shëndetësore, fëmiu ishte shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.

Janë ndërmarrë masat e nevojshme reanimatore nga anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë dhe pastsj specialistët e Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji, përmes metodave endoskopike, fëmiut i larguan monedhën metalike nga lukthi.

Fëmiu tani gëzon shëndet të plotë dhe po mbikëqyret nga stafi i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.
Mjekët apelojnë tek prindërit që të kenë kujdes të shtuar dhe mos të lejojnë që fëmijët të mbajnë monedha metalike dhe gjësende të imëta që mund t’i gëlltisin dhe të ju shkaktojnë telashe shëndetësore.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT