21.1 C
Mitrovice
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

‘Defender 23’, FSK do marrë nga NATO vulën e ruajtjes se territorit

Për rreth dy javë do jenë krah i ushtrive më të forta në botë.

Mbi 1300 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sivjet do jenë pjesë e stërvitjeve ushtarake “Defender Europe”, si ushtrimi më i madh ndërkombëtar në Ballkan.

Veç eksperiencës së re sipas Kadri Kastratit, ish-gjeneral-lejtnant i Forcës, pjesëmarrja do ndikojë edhe në ndërveprueshmërinë e ushtrisë.

Më shumë se në aspektin teknik, përfitimi i FSK-së e Kosovës për Burim Ramadanin si ekspert i sigurise e ish-zëvendës minister i Mbrojtjes, është përmbajtjesor ku FSK do të marrë vulën e ruajtjes së territorit.

E për Enver Dugollin, si deputet që mbikëqyr çështjet e sigurisë, ushtrimet e tilla janë tregojnë rolin e ushtrisë që po konsolidohet në kooperim me aleatët.

Në operacionin “Defender” janë 25 vende anëtare të NATO-së me mbi 22 mijë trupa ushtarakë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT