Mozzik, reperi nga Ferizaj, është intervistuar në Polici më 16 maj, pasi dyshohet se ka kërcënuar një person.
Siç raporton Sinjali, Mozzik e ka kanosur me armë një person, në afërsi të shtëpisë së viktimës, si pasojë e një mosmarrëveshje momentale që kanë pasur me njëri – tjetrin dhe eskaloi në kërcënime.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj reperit në drejtim të dy veprave penale “Kanosje” dhe “Përdorim i armës”.