Një burrë i moshës 30-vjeçare është gjetur i vdekur në hollin e Hotel Grand në Prishtinë në rrethana të dyshimta deri më tani.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar lajmin për Nacionale.
Ahmeti ka thënë se 30 vjeçari është gjetur i vdekur në hollin e hotelin ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e tij.
Policia ka nisur hetimin e rasti si “vdekje e dyshimtë”.
“Sot rreth orës 06:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në hollin e një Hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 30 vjeç. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.” – ka thënë Ahmeti për Nacionalen. /Nacionale



