24.8 C
Mitrovice
E hënë, 21 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Trepça fiton dramën në “Minatori”

Skuadra e Trepçës është vetëm një fitore larg titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në basketboll. Trepça ka triumfuar në ndeshjen e tretë të serisë finale të plejofit ndaj Pejës, të enjten mbrëma.

Në duelin e luajtur në palestrën “Minatori”, Trepça triumfoi me shifrat 97:90 për ta rikthyer avantazhin në rezultatin e përgjithshëm 2:1.

Tani, ekipit nga Mitrovica i mungon vetëm edhe një fitore për ta rikthyer titullin e kampionit pas një pritjeje prej 11-të vjetësh.

E këtë sukses, Trepça mund ta shijojë të dielën nëse fiton ndeshjen e katërt që luhet në Pejë, në të kundërtën duhet ta presë duelin e pestë që do të luhet në Mitrovicë. Në fakt, Trepça e fitoi ndeshjen e tretë duke shfrytëzuar terrenin vendas dhe përkrahjen e fuqishme të tifozëve. Basketbollistët vendas pothuajse gjatë tërë ndeshjes ishin në disavantazh ndaj Pejës, ekip që në tre çerekët e parë shfaqi lojë më të mirë.

Megjithatë, gabimet e lojtarëve të ekipit mysafir në dhjetë minutat e fundit, i mundësuan Trepçës të rikthehet dhe të kalojë në epërsi 78:76 me pikët e shënuara nga Andrew Gordon kur kishin mbetur pak më shumë se gjashtë minuta lojë. Pasi ktheu epërsinë, Trepça mori edhe kontrollin e lojës dhe nuk lejoi Pejën që ta mposht në shtëpi. Deri në fund të takimit, Trepça jo vetëm që e mbajti epërsinë por edhe e shtoi atë në shtatë pikë.

Drilon Hajrizi pati paraqitje fantastike, duke e udhëhequr Trepçën drejt fitores me 27 pikë të shënuara e 7 kërcime. Hajrizit në ndihmë i dolën edhe Mikaile Tmushiq e Will Daniels. Tmushiq ndeshjen e mbylli me 25 pikë, ndërsa Daniels me 15 pikë e 5 kërcime për këtë fitore tejet të rëndësishme. Ndërkohë, te Peja David Joseph shënoi 21 pikë, ndërsa Arian Qallaku e Brad Waldow shtuan nga 19, përkatësisht 17 sosh që nuk mjaftuan për ta evituar humbjen. Peja pati start të mirë dhe arriti ti fitojë tre çerekët e parë, por Trepçës i mjaftoi periudha e fundit për t’i dhënë fund dilemës së fituesit. Këtë periudhë, Trepça e fitoi me shifrat 30:17. Ndërkohë, Peja tre çerekët e parë i fitoi me vetëm nga dy pikë epërsi: 21:19, 25:23 dhe 27:25. /koha.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT