16.5 C
Mitrovice
E enjte, 17 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Trepça e Prishtina takohen sërish në gjysmëfinale

Për herë të dytë këtë sezon Trepça e Prishtina do të takohen në një gjysmëfinale të rëndësishme.

Këto dy skuadra u përballën në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës edhe tani takohen përsëri në gjysmëfinale të garave të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Ndeshja e parë luhet të mërkurën prej orës 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Trepça e Prishtina kanë luajtur ndeshje të forta dhe interesante gjatë gjithë edicionit.

Kështu ishte edhe të shtunën në Prishtinë dhe njëjtë pritet të jetë edhe të mërkurën mbrëma në Mitrovicë.

Trepça e ka përfunduar kampionatin e rregullt në pozitën e dytë dhe do ta ketë përparësinë e terrenit në ndeshjen e tretë eventuale.

Prishtina në kampionatin e rregullt përfundoi e treta.

Skuadra mitrovicase të dielën e fitoi Kupën e Kosovës, për herë të parë pas 21 vjetësh.

“Xehetarët” do të mundohen të përfitojnë nga momenti pozitiv, por Prishtina udhëton me plane tjera për në Mitrovicë./Arbresh.info/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT