24.1 C
Mitrovice
E diel, 3 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Vendosen në hotel familja skamnore nga Prishtina që u dëbua për shkak se nuk mundi ta paguajë qiranë

Shkëlzen, Fitim dhe Valdet Pireva, gjatë ditës së sotme u detyruan që ta lëshojnë banesën e tyre në të cilën ishin me qera, si shkak që nuk i kishin paguar detyrimet e tyre ndaj pronarit të banesës.

Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i qytetarëve, të cilët menjëherë ofruan para dhe strehim për familjen, raportimin e gazetarit të RTK-së, Gent Rashiti.

Sic ka thënë gazetari Rashiti për Reporteri familja ka gjetur strehim dhe qytetarët i kanë ofruar para. Sipas tij, ata janë nisur drejt një hoteli ku do të qëndrojnë sonte. 3 vëllezërit Pireva, më parë kishin jetuar në kushte të vështira sociale, ata nuk kishin pasur mundësi ta paguajnë qiranë e fundit, andaj edhe u dëbuan nga pronari i banesës.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT