Fshati Dumnicë në komunën e Vushtrrisë, i cili tashmë e 20 vite nuk ka ujë të pijshëm këtë vit sipas kyetarit të komunës Ferit Idrizi, do të bëhet me ujë.
Sipas banorëve, mungesa e ujit të pijshëm është një sfidë për ta pasi që ujin për pije duhet ta sigurojnë në qytetin e Vushtrrisë.
“Sigurimi i ujit është mjaft i vështirë pasi që duhet ose ta blejmë ose ta marrim në qytetin e Vushtrrisë”– tha Resmi Osmani banor i fshatit Dumnicë. Sipas kryetarit të fshatit, Hysni Haliti premtime për zgjedhjen e ujit ka pasur gjithmonë sidomos në fushata elektorale por asnjëherë nuk është bërë zgjedhja e këtij problemi.
Asambleisti nga Vetëvendosje,Ymer Haradianj tha se propozimin për zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm e kanë bërë te kryetari i komunës, por që nuk kanë parë ndonjë veprim nga ai.
Gjatë këtij viti sipas kryetarit të komunës,do të bëhen edhe disa fshatra të Vushtrisë me ujë të pijshëm.
Gypat për ujë janë vendsour që para 13 viteve, por asnjëherë nuk është bërë lëshimi i ujit./©Besarta Jashari