20.1 C
Mitrovice
E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Kush është i riu tjetër serb që vrau 8 persona pas një zënke në shkollë?

Është arrestuar vrasësi masiv Uroš Blažić një 21 vjecarë , i cili mbrëmë vrau tetë persona dhe plagosi 13 të tjerë, mëson “Blic”.

Për shkak të aksionit intensiv të policisë serbe, e cila gjatë gjithë natës ishte në terren me të gjitha forcat në dispozicion, pas tetë orësh vrasësi është gjetur në Vinjishtë afër Kragujevcit! Siç dihet, ai ishte fshehur tek një i afërm.

Të shtënat ndodhën në fshatrat Dubona, Mallo Orashje dhe Shepshin .

Sipas disa mediave lokale, sulmuesi, 21 vjeç, qëlloi mbi njerëz me një armë automatike, pasi pati një debat me një oficer të policisë, në një park në fshatin Dubona.

Tre nga të plagosurit iu nënshtruan trajtimit urgjent mjekësor në një spital lokal.

Policia gjithashtu po vijon punën për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave të kësaj ngjarje./Gazeta10

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT