28.6 C
Mitrovice
E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Presidenca: Dy policë të Kosovës u ndaluan nga BIA në Serbi

Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se javën e kaluar, Policia e Serbisë i ka ndaluar dhe intervistuar dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ai bëri të ditur se zyrtarët e PK-së po kalonin transit në kufi, raporton Paparaci. Sipas tij,kjo është dëshmi e veprimeve të paligjshme të Serbisë.

“Javën e kaluar, policia e Serbisë dhe BIA ndaluan/intervistuan dy pjestarë të Policisë së Kosovës në kufi, teksa po kalonin transit. Kjo është dëshmi e veprimeve të paligjshme të Serbisë që pengojnë lirinë e lëvizjes”, shkroi ai në Twitter.

“Në vend që të bashkojë forcat me Kosovën për të luftuar krimin ndërkufitar, Serbia e bën të kundërtën!”, tha Vela nga Presidenca e Kosovës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT