6.3 C
Mitrovice
E diel, 22 Mars, 2026

E paparë: Distria Krasniqi e fluturon në ajër kundërshtaren

Distria Krasniqi e ka mposhtur mongolezen Narantsetseg Ganbaatar me ippon për të fituar medaljen e artë në Mastersin e xhudos, që po mbahet në Qingdao të Kinës, shkruan Gazeta Metro.

Në një fotografi të publikuar nga trajneri i xhudos në Kosovë Driton Kuka, shihet ku Distria e ka ‘fluturuar’ kudërshtaren.

Në shtetin që nuk e ka njohur Pavarësinë, në Kinë, është dëgjuar himni i Kosovës dhe është ngritur flamuri, pas fitores së Distria Krasniqit. Madje flamuri i Kosovës ishte mbi atë të Rusisë, pasi xhudistja ruse doli e treta.

Xhudo është sporti që e ka bërë Kosovën krenare edhe në vendet që më së shumti e kanë kundërshtuar shtetësinë./GazetaMetro

TË FUNDIT

TË FUNDIT