21 C
Mitrovice
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Varfëria ekstreme në Kosovë, ja cila komunë mbanë rekordin e zi

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit për muajin mars 2023, në lidhje me mirëqenien sociale në vend.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit mars 2023 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21 948 familje me gjithsej 86 945 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 3 088 familje.


Nga raporti i ASK-së del që Mitrovica e Jugut ka numrin më të madh të familjeve të varfërë me gjithsej 2125 familje që marrin asistencë sociale, raporton Gazeta10.

Pas Mitrovicës numrin më të madh të kësaj kategorie e ka Vushtrria me gjithsej 1277 familje me asistencë sociale kurse numrin më të vogël të atyre që përfitojnë nga asistenca sociale e ka Komuna e Mamushës me vetëm 18 familje.

Megjithë këto statistika alarmante Qeveria Kurti në deklarimet e tyre proklamojnë se në Kosovë gjatë mandatit të tyre është rritur zhvilliomi ekonomik dhe është zvogëlaur varfëria. /Gazeta10/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT