Është ndërprerë ndeshja e hendbollit mes Vushtrrisë dhe Trepçës. Në pjesën e dytë ka ardhur te një tollovi mes lojtarëve dhe ka nisur një përleshje. Më pas kanë hyrë tifozët vendas në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët e Trepçës.
Lojtarët e Trepçës janë larguar nga parketi, ndërsa në drejtim të tyre non-stop ka pasur hedhje dhe sulme të vazhdueshme.
Policët janë të pranishëm në palestër, por as për së afërmi nuk po ofrojnë siguri për skuadrën mysafire. /koha.net