spot_img
spot_img

Shtëpi, banesë, tokë e mbi 47 mijë euro në banka, kjo është pasuria e kryeshefit të KEK-ut që u arrestua sot

Prokuroria Speciale ka njoftuar se është arrestuar kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, nën dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ dhe ‘’Konflikti i interesit’’, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, Krasniqi është dërguar në mbajtje për 48 orë, teksa janë bërë të ditura detajet nga bastisjet që kanë kryer Krimet Ekonomike.Sa është i pasur kryeshefi i KEK-ut?

Si pasuri të paluajshtme, Krasniqi ka deklaruar një banesë me sipërfaqe rreth 90 m2, e cila arrin vlerën e 67 mijë e 500 eurove dhe po ashtu një shtëpi e cila kap vlerën e 119 mijë e 763 eurove.


Krasniqi ka deklaruar se posedon edhe një tokë bujqësore në vlerë të 3 mijë e 960 eurove dhe një hapësirë që arrin vlerën e rreth 28 mijë e 800 euroKryeshefi i KEK-ut, ka një shifër të lartë të parave që e mban nëpër banka, ku në njërën prej tyre ka para të gatshme rreth 7 mijë e 810 euro, e në një tjetër mbi 23 mijë.

Në total, del se Krasniqi dhe familja e tij posedojnë para të gatshme mbi 47 mijë euro.Bastisjet dhe arrestimi i tij

Prokuroria Speciale njoftoi se atij i janë bastisur edhe dy banesat e tij, ku janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre kompjuter, një llap-top, një celular, një USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme.

“Njësia e Veçantë e Hetimeve sot ka bastisur zyrën e të pandehurit N.K. në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura.

TË FUNDIT

TË FUNDIT