20.3 C
Mitrovice
E diel, 15 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Sulmohen me mjet shpërthyes policët e Kosovës në Mitrovicën e Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pjesën veriore persona të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes në drejtim të zyrtarëve policorë, shkruan Mitrovica SOT.

Policia përmes një komunikate ka thënë se sulmi ka ndodhur gjatë natës në rrugën “Ivo Llola Ribar”, tek Qendra e kontrollimit teknik të automjeteve.

Policia tha se lidhur me këtë rast është njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe hetime për zbardhjen e tij.


Kujtojmë se dje Policia e Kosovës arrestoi një të dyshuar serb për djegien e makinave të banorëve serbë të cilët kishin konvertuar targat në ato RKS. Në ndërkohë Lista Serbe e dirigjuar nga Beogradi paralajmëroi “kryengritje” nëse serbi i dyshuar, Milovan Božović, nuk lirohet.

Djegia e veturave të serbëve dhe paralajmërimet për destabilizim nga Lista Serbe vijnë në një kohë kur Kosova dhe Serbia u pajtuan për marrëveshjen e planit franko-gjerman, ku ndër tjerash përfshihet edhe pika ku Serbia pajtohet se do të respektojë simbolet shtetërore të Kosovës.

Komunikata e Policisë:

Policia e Kosovës e përkushtuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së qytetarëve pa dallim

Prishtinë, 2 prill 2023

Me datë 02.04.2023 rreth orës 02:20, gjatë natës, në rrugën “Ivo Llola Ribar”, tek Qendra e kontrollimit teknik të automjeteve, në drejtim të zyrtarëve policor që ndodheshin në detyrë zyrtare (njësia në pikë statike), nga persona deri tani të panjohur është hedhur një mjet i dyshuar shpërthyes.

Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se mjeti i dyshuar shpërthyes i hedhur në drejtim të zyrtarëve policor është – Shok Bombë.

Njësitet kompetente policore dhe krim teknika kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme të vend shikimit.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si ’Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe hetime intensive për zbardhjen e këtij rasti janë në proces. Policia e Kosovës pavarësisht akteve të tilla nga individ apo grupe të caktuara kriminale mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të ruajtjes së rendit, garantimit të sigurisë së qytetarëve pa dallim, si dhe arrestimin dhe sjelljen sa më parë para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar të përfshirë në raste të tilla.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT