-3.2 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Mbulohet aktorja që publikoi videon e të moshuarës që u rrah në Pejë

Kaltrinë Zeneli, aktorja që denoncoi publikisht duke shpërndarë pamjet në Facebook se si rrahej një e moshuar nga infermieret në Pejë, ka qenë sot e ftuar në emisionin #gjesi në T7.

Kësaj radhe paraqitja e saj ishte më ndryshe.

Aktorja zbuloi se ka vendosur të mbulohet, duke treguar se gjithmonë i ka pëlqyer gratë me mbulesë.

Madje ajo tregoi edhe momentin se si e mori vendimin për t’u mbuluar.

“Unë qe tri vite fali namaz , edhe nuk e ka ditë askush, në fakt e kanë ditë vetëm rrethi i ngushtë edhe kushdo që më ka pa duke u falë. E kam mbajte gjithmonë për vete. Kur kam fillu me u fal kam thënë ndoshta najherë mbulohem po jo diçka të caktuar me thënë që qitash ose ndonjë periudhë të caktuar se kur me u mbulu. Ishim në Turqi është hera e parë që po flas për këtë pjesë. Ishim në Turqi për shfaqje. Edhe iu thash të hanën du me u mbulu veç me ditë se si është si ndjenjë se gjithmonë më kanë pëlqyer gratë me mbulesë”, u shpreh ajo.

Tutje, aktorja tha nuk e ka problem edhe nëse nuk i ofrohet mundësia që të punojë sepse thotë se e ka arritur qetësinë shpirtërore.

“E vendosa mbulesën dhe asnjëherë më mirë nuk jam ndi. E mbajta gjithë ditën edhe mandej gjithë ditën e kam mendu duke thënë qysh me mbajtë gjithë. Edhe për shkak të profesionit edhe kolegtë më kanë pyet qysh. Krejt i kam mendu edhe brenda ditës edhe vendosa me u mbulu. Më ardhke marre me hek, babi e kish brengën e profesionit, por kur i tregova të gjitha e respektoi të gjithën. Në fakt nuk e kam problem edhe nëse nuk punoj sepse e kam gjet qetësinë shpirtërore”, përfundoi ajo.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT