25.8 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

“Kërcënimi” i Lumir Abdixhikut për Lëvizjen Vetëvendosje: Nëse VV-ja e çon vendin në zgjedhje nuk mund të ketë koalicion me LDK-në, mundet me PDK-në

Nëse dështon arritja e marrëveshjes mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për krijimin e qeverisë dhe vendi shkon në zgjedhje të reja, sipas Lumir Abdixhikut të LDK-së, nuk mund të ketë më pas bashkëpunim mes dy partive.

Ai ka thënë se nëse Vetëvendosje e çon vendin në zgjedhje, do t’i duhet të marrë partnerë të tjerë nëse fiton zgjedhjet, përfshirë PDK-në, për të cilën është deklaruar vazhdimisht se nuk pranon bashkëpunim me të.

“LDK-ja po provon çdo ditë për të bërë marrëveshje, madje duke duruar edhe të themi gjuetinë publike mirëpo LDK-ja as nuk i shkakton zgjedhjet por as nuk i pengon. Pas zgjedhjeve, nëse ska marrëveshje tash, unë nuk shoh marrëveshje LDK–VV në të ardhmen dhe Vetëvendosje duhet të gjejë një parti tjetër duke përfshirë këtu që të bëjë koalicion me PDK-në”, ka thënë Abdixhiku. “Në zgjedhjet e ardhshme, unë besoj se do të ketë koalicion parazgjedhor. Ska logjikë [koalicion mes LVV-LDK] nëse nuk kanë arritur të bëjnë marrëveshje për krijim të qeverisë. Po e them kështu, ky është momenti i fundit që të merremi vesh”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT