Qeveria e Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku në rend dite ka qenë vetëm një pikë, Projektligji për Fondin Sovran.
Përmes një njoftimi për media thuhet se në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2023.
“Me këtë rast, në Programin Legjislativ të këtij viti është shtuar Projektligji për Fondin Sovran.”, thuhet në njoftim.
Kryeministri Albin Kurti, në një nga mbledhjet e Qeverisë në vitin e kaluar, kishte treguar më shumë rreth këtij Fondi.
“Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri, do t’i jap jetë të re aseteve që qëndrojnë të nën-shfrytëzuara në AKP, do t’i jap një shtytje dhe orientim të ri ekonomisë së Kosovës. Fondi pritet që të kryej jo vetëm një rol mbikëqyrës të aseteve të Kosovës”, pati thënë Kurti.



