Analisti Imer Mushkolaj, ka ironizuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke kujtuar një deklaratë të tij para dy muaje, shkruan Gazeta Metro.
Mushkolaj ka kujtuar deklaratën e Kurtit, kur thoshte se koalicionin me LDK-në do ta arrinte për 72 orë pasi ti fitonte zgjedhjet.
“Ani kur thojke Albini që e krijojnë koalicionin për 72 orë”, ka shkruar Mushkolaj.
Kujtojmë se as pas më shumë se dy muaj, VV dhe LDK nuk po mund të arrijnë koalicionin mes tyre për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, për shkak të pazareve politike për ndarjen e pushtetit./Gazetametro