25.8 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Për transferimin e Rashicës, klubi i njohur anglez është gati të thyej rekordin e tyre

Aston Villa raportohet që së fundmi i është bashkuar garës për transferimin e Milot Rashicës dhe për të janë të gatshëm të thyejnë edhe rekordin e klubit, transmeton Gazeta Metro.

Milot Rashica është duke zhvilluar sezonin më të mirë në karrierë, duke u bërë kështu edhe cak i shumë skuadrave europiane. Sulmuesi vushtrrias numëron 12 paraqitje deri më tani në këtë sezon me Werderin në Bundesligë dhe Kupë, duke shënuar 8 gola dhe dhuruar 3 asistime.

‘Kreis Zeitung’ raporton se Aston Villa i është bashkuar së fundmi garës për transferimin e yllit kosovar dhe për shërbimet e tij janë gati të paguajnë deri në 40 milionë euro.

Nëse ky transferim do të ndodhë, atëherë Milot Rashica do të bëhej transferimi më i shtrenjtë i skuadrës angleze. Sulmuesi brazilian, Wesley, deri më tani është transferimi më i shtrenjt i klubit anglez. Për shërbimet e tij, Aston Villa i kishte paguar 25 milionë euro Club Brugget./Gazetametro

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT