6.8 C
Mitrovice
E shtunë, 11 Prill, 2026

‘Krejt familjen ka me ia kallë’: Kërcënon bashkëshorten gjatë seancës gjyqësore, përfundon në pranga

Jo rrallëherë ka pasur incidente në gjykatat e vendit, qoftë para ose pas seancave apo edhe gjatë zhvillimit të tyre.

Palët që marrin pjesë në seanca shpesh përfshihen në konflikte verbale për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri, ku gjatë një seance gjyqësore, i dyshuari O.Gj., e ka kërcënuar bashkëshorten e tij, me të cilën janë në proces gjyqësor, duke e paralajmëruar se do ta pësojë keq ajo dhe familja e saj.


Sipas informacioneve të para, i dyshuari i është drejtuar gruas me fjalët “krejt familjen ka me ta kallë”, çka bëri që të ndërhyjë Policia, ku edhe e arrestoi të dyshuarin.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë para hetuesve policore dhe pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit ndaj të dyshuarit dhe inicimin e rastit si “Dhunë në familje”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT