Në Mitrovicë një market është grabitur me armë zjarri, shkruan Mitrovica SOT.
Bëhet fjalë për një dyqan ushqimor në rrugën “Ferat Dragaj”. Ky është vetëm rasti i radhës në mesin e disa rasteve të tjera të kohëve të fundit të grabitjeve me armë.
Lajmin për Mitrovica SOT e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për Mitrovicën Jugore, Avni Zahiti.
Mësohet se një person nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave nga dyqani.



