13.2 C
Mitrovice
E premte, 10 Prill, 2026

Imami shqiptar habit me deklaratën: Vallë Amerika lëshoi rrezet dhe dridhi tokën në Turqi dhe Siri

Pas tërmetit të fuqishëm 7.8 ballë që goditi ditën e hënë në Turqi e Siri, duke lënë deri më tani të vdekur më shumë se 25,000 njerëz, me një teori të çuditshme mbi shkakun e tërmetit, ka dalë imami Sadullah Bajrami nga Maqedonia e Veriut.

Në një video të shpërndarë, imami dëgjohet duke thënë se, “vallë është e vërtetë që Amerika është ajo që lëshoi rrezet edhe dridhi tokën”, ndërsa më tej, drejtuar amerikanëve, ai ka thënë se “këta janë ata që tentojnë të na grabisin imamin”.

Më tej, imami thotë se, “edhe bota sikur të çohet në këmbë, nuk ka mundësi të bëhet diçka pa lejen e Allahut”.

Kujtojmë se tërmetet vijnë si shkak i aktiviteteve të pllakave tektonike që ndodhen poshtë kores së tokës. Ato janë gjithmonë në lëvizje, por në rast të ngecjeve, për shkak të fërkimit mes vete, lëshohen valë energjie që udhëtojnë deri në koren e tokës duke shkaktuar lëkundjet që ne ndjejmë

TË FUNDIT

TË FUNDIT