10.9 C
Mitrovice
E premte, 10 Prill, 2026

Kërcënimi me bombë në aeroportin ‘Adem Jashari’, policia jep detajet e para

Një kërcënim me bombë sot rreth orës 16:00 është pranuar në aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.

Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se pas pranimit të informatës policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar situatën.

”Rreth orës 16:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.”


”Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten,” tha Ahmeti për Gazeta Metro.

Në anën tjetër, pak çaste më parë zëdhënësja e APN’së, Valentina Gara bëri të ditur se udhëtarët dhe personeli janë evakuuar nga hapësirat e aeroportit.

”Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente jane involvuar ne detyrat dhe pergjegjesite e caktuara,” shkroi ajo në Facebook. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT