Futbollisti kosovar, Milot Rashica është në garë për të fituar një nga çmimet më të mëdha në Bundesligë.
Rashica është në garë për të fituar çmimin “Lojtari i Muajit” në Bundesligë, shkruan GazetaBlic.
“ Milot Rashica është nominuar për lojtarin më të mirë të Bundesligës për muajin nëntor. Votojeni yllin tonë”, shkruan Werder Bremen.
Gjithashtu edhe Milot Rashica e ka postuar videon ku nominohet për lojtarin më të mirë, me ç’rast kërkon ndihmë.
Ja linku ku mund ta votoni Rashicës: VOTONI KËTU